
Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, doli në një konferencë për shtyp, ku foli për punësimin e mësuesve.
Ministrja Shahini refuzoi nga ana tjetër të përgjigjej për situatën në universitete.
“Mosrespektimi i portalit “mesuespershqiperine.al” është i kundërligjshëm dhe të mos gabojë askush që të emërojë mësues, pasi ato vendime do të kthehen prapa. Udhëzimi 38, që rregullon punësimin e mësuesve, zyrtar arsimore duhet ta zbatojnë me përpikëri. Së pari, emërimi i mësuesit ndihmës, që do të bëhet vetëm përmes portalit”, tha ministrja Shahini. (A2 Televizion)