Feraj: Hierarkia e universiteteve, “mafie universitare”

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 12:15 | Aktualitet
Feraj: Hierarkia e universiteteve, “mafie universitare”

I ftuar në studion e “Ditarit” në A2, profesor Hysamedin Feraj foli ndër të tjera edhe për protestën e studentëve.

Ai vlerësoi se revolta në universitete e klasat e studentëve, por edhe një pjesë të pedagogëve të cilët, qoftë dhe të heshtur, e me mospjesëmarrje mbështesin studentët, vjen nga klasa drejtuese universiteteve shqiptare.

Guximshëm, Feraj e cilësoi hierarkinë e lartë në drejtimin e universiteteve si një mafia universitare, e cila e di çfarë do dhe duhet thënë kryeministrit dhe ky i fundit, rëndom e pëlqen atë.

“Nuk ka përplasje midis studentëve. Ata që kërkojnë të bëjnë mësimin pa u plotësuar kërkesat, nuk janë mirëfilli studentë. Disa prej tyre mund të jenë edhe militantë. Pedagogët janë bërë si të tjerët, të ndarë, por shumica janë me studentët. Protesta ishte rezultat i tradhtisë së drejtuesve të universiteteve përballë studentëve. Drejtuesit e universiteteve i janë bashkuar qeverisë dhe kjo është njëfarë mafie universitare”, tha profesori.

I pyetur për delegimin e detyrës së ministrit të jashtëm të Gent Cakajt, me aktin simbolik të dorëzimit të dekretit presidencial nga Rama, Feraj tha se nuk ka vend për habi.

Ai nuk hezitoi ta quaj Cakën, një element që do të përdoret për të realizuar projektin serb për copëtimin e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos