Çdokush që ka udhëtuar me rrjetin e nëntokës të Londrës i njeh ata. Sam Rowley u magjeps aq shumë nga brejtësit që jetojnë mes shinave të metrove, saqë shpenzoi një javë duke i fotografuar.
Një natë, ai përjetësoi imazhin e dy minjve që po grindeshin për një copë ushqimi që u kishte rënë udhëtarëve.
Kjo shkrepje i solli fotografit Sam, çmimin “Fotografi më i mirë i vitit për botën e egër”, që ndahet çdo vit nga Muzeu Natyror i Londrës.
Imazhi i tij u përzgjodh nga qytetarët mes 48 mijë shkrepjeve të tjera. (A2 Televizion)