
Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi se miqësorja e “Furisë së Kuqe” me Shqipërinë do të luhet në stadiumin e Espanyol.
Takimi në qytetin e Barcelonës do të nisë në orën 19:00. Këto ishin detajet e vetme që nuk ishin përcaktuar pas marrëveshjes për zhvillimin e testit të luksit për kuqezinjtë.
Impianti “Cornellà-El Prat” është edhe shtëpia futbollistike e mesfushorit Keidi Bare, i cili aktivizohet në La Liga me Espanyol-in.
Miqësorja e Kombëtares me Spanjën do të luhet më 26 mars, teksa tre ditë më pas Shqipëria luan në shtëpi me Gjeorgjinë. (A2 Televizion)