Miqësorja e dytë pas Spanjës, Kombëtarja luan ndaj Gjeorgjisë, më 29 mars

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 15:59 | Futboll
Miqësorja e dytë pas Spanjës, Kombëtarja luan ndaj

Pas miqësores së luksit më 26 mars me Spanjën, Shqipëria do të ketë edhe një test kundër Gjeorgjisë. Federata e Futbollit konfirmoi akordin me homologët gjeorgjianë, me përfaqësueset e dy vendeve që do të luajnë më 29 mars.

Ndeshja është përcaktuar të luhet në Shqipëri, teksa mbetet ende për t’u vendosur stadiumi ku dy skuadrat do të zbresin në fushë.

Kjo do të jetë ndeshja e 14-të në histori ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, ku bilanci është dukshëm negativ.

Kombëtarja ka regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime, teksa 7 ndeshje janë fituar nga gjeorgjianët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos