Miqësorja ndaj Italisë, publikohet formacioni i Shqipërisë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 20:03 | Futboll

Edy Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria luan sonte përballë Italisë. Në portë, kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga krahët, Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj, ndërkohë që në mesfushë rreshtohen Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi.

Në sulm, dyshja Armando Broja dhe Myrto Uzuni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos