Miratimi i fletës së votimit: Kim: Mbështesim KQZ për zgjedhje të lira e të drejta

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 12:13 | Politikë
Miratimi i fletës së votimit: Kim: Mbështesim KQZ për

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi menjëherë pas deklaratës për shtyp të Komisionerit Zgjedhor, Ilirjan Celibashi.

Pasi vlerësoi vendimmarrjen për caktimin e fletës së votimit, diplomatja Kim shprehu mbështetjen për përpjekjet e KQZ që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Sapo ndoqa konferencë për shtyp të Ilirjan Celibashit. E kënaqur që mora vesh se është përcaktuar formati i fletës së votimit, në mënyrë që ato të printohen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Në mbështesim fort përpjekjet e KQZ për të siguruar se rregullat dhe termat e zgjedhjeve të jenë të drejta dhe transparente”, shprehet ambasadorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos