
Ambasada britanike, në Shqipëri, ka reaguar sot pas miratimit të sotëm të Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas deklaratës së ambasadës, “marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave”.
Konsensusi i asaj marrëveshje për britanikët nuk u pasqyrua ditën e sotme. “Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus”, ishte vlerësimi i ambasadës në një postim në rrjetet sociale. (A2 Televizion)