Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 14:36 | Politikë
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Rama e hodhi hapin e fundit drejt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas miratimit me 97 vota në parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në një status në Twitter, Basha shkruan se Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por, ai nuk do t'i marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos