Partia Socialiste miratoi në Komisionin e Ligjeve, falë edhe votave të deputetëve të opozitës së re, dy ligjet e Reformës në Drejtësi që ishin kthyer nga Gjykata Kushtetuese. Konkretisht, bëhet fjalë për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Të enjten, ligjet do të hidhen në votim dhe sipas të gjitha gjasave do të marrin numrin e nevojshëm për t’u miratuar. Prej vitesh, shumica kërkoi konsensusin e opozitës për t’i ndryshuar, por përveç debateve në këshillin e legjislacionit e me pas Komisionin e Ligjeve, konsensusin nuk e mori kurrë.
Të enjten në seancë plenare, do të votohet edhe rregullorja e re e Kuvendit. Me deputetët e opozitës së re, PS po heton dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Të hënën, në orën 13 mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij. (A2 Televizion)