Miratohet me 99 vota marrëveshja e 5 qershorit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 11:36 | Politikë
Miratohet me 99 vota marrëveshja e 5 qershorit

Kuvendi miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore. Kjo marrëveshje u përfshi në rend dite nga konferenca e kryetarëve pas dakordësisë që kryeministri Rama arriti me opozitën parlamentare.

Marrëveshja ka marrë më shume vota nga sa nevojiten për ndryshimet kushtetuese. Para votimit Edi Rama tha se nuk i votonte me zemër, por me mendje këto ndryshime. Ai e quajti vendimin si provën që rrëzon akuzat për diktature ndaj atij vetë dhe mazhorancës socialiste, pasi siç u shpreh Kryeministri, socialistët nuk kishin asnjë detyrim institucional që ta pranonin këtë marrëveshje.

https://a2news.com/2020/07/23/marreveshja-e-5-qershorit-rama-e-votoj-me-mendje-jo-me-zemer/

Pasi mori votat për “5 qershorin”, Partia Socialiste sjell në seancë në 30 korrik dhe draftin për ndryshimet kushtetuese si premtim për pakicën parlamentare. Socialistët konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e Këshillit Politik të kërkuar nga opozita jashtëparlamentare për pasditen e sotme. Orari është ai i propozuar nga demokratët, në orën 17:00 dhe rendi i ditës do të përmbajë miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuar më parë në këtë tryezë. Socialistët nënvizojnë se bëhet fjalë për paketën e ligjeve të tjera që amendohen në kuadër të reformës, të cilat u kërkuan dje nga Partia Demokratike dhe LSI. Në takimin e sotëm formati i pjesëmarrësve do të jetë ai i mëparshmi, pa prezencën e Kryeministrit Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/23/miratohet-5-qershori-reagon-ambasada-amerikane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos