Miratohet vaksina e Johnson & Johnson, KE: Vaksinojmë 200 milionë persona brenda vitit

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 12:47 | Bota
Miratohet vaksina e Johnson & Johnson, KE: Vaksinojmë 200 milionë

Agjencia Europiane e Barnave i dha sot dritën jeshile vaksinës me një dozë të Johnson & Johnson, ndërsa blloku po përpiqet të përshpejtojë fushatën e imunizimit e të rrisë furnizimet me vaksinat anti-covid.

Pas rekomandimit nga EMA, edhe Komisioni Europian miratoi përdorimin e vaksinës, me dozë të vetme, për të gjitha vendet e BE. “Me vaksinën e katërt, do të shohim përshpejtim të dukshëm të shpërndarjes së vaksinave në tremujorin e dytë të vitit 2021. Vaksina administrohet me një dozë të vetme, diçka që do të na ndihmojë të vaksinojmë 200 milionë njerëz në vitin 2021”, thuhet në një njoftim të Komisionit Europian.

Kjo bëhet vaksina e katërt në përdorim në vendet e unionit, pas asaj të Pfizer, Astra Zeneca dhe Modernas.

Johnson & Johnson i ka thënë Bashkimit Europian se po përballet me probleme të prodhimit që mund të vështirësojnë planet për dërgimin e 55 milionë zonave në tremujorin e dytë të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos