
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e 387 tonë produktesh ushqimore të pasigurta në territorin shqiptar.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, 234,5 tonë mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152,6 tonë të tjera janë në proces për kthim.
AKU sqaron se mishi importohej nga Qipro, Kanadaja dhe Brazili, ndërsa ishte i pasigurtë dhe i papërshtatshëm për konsum, pasi nga analizat laboratorike ka rezultuar me prezencë salmonele. (A2 Televizion)