Mjekët e Infektivit tregojnë gjendjen e të prekurve me koronavirus

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 13:59 | Aktualitet
Mjekët e Infektivit tregojnë  gjendjen e të prekurve me

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një komunikim “live” me mjekët në spitalin infektiv.

Shefja e Shërbimit të Infektivit njohu ministren me gjendjen e personave të shtruar në spital. Najada Çomo theksoi se një nga pacientët që ndodhen në terapi intensive ka dhënë shenja pozitive.

“Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund”, tha prof. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmuan gjithashtu se dy nga pacientët në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos