Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 76 numri i personave të prekur

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 11:08 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 76 numri i personave të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 76 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 2 kanë ndërruar jetë.

Po ashtu, bëhet e ditur se dy pacientë, kontakte të pacienti zero, janë shëruar. Pas daljes nga spitali, ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

- 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive

- 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

• Tiranë   55 qytetarë

• Durrës     5 qytetarë

• Lushnje   2 qytetarë

• Elbasan   2 qytetarë

• Fier           8 qytetarë

• Rrogozhinë   2 qytetarë

• Kavajë   2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos