
Përveç numrit të persona të prekur deri tani nga koronavirusi në Shqipëri, të cilët janë 76, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e mirë se tashmë janë dy persona që janë shëruar nga koronavirusi në vend.
Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme.
“Edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. (A2 Televizion)