Mjeku Arben Gjata për A2: Covid-19, sëmundje me shumë të panjohura, pa vaksinë duhet të bashkëjetojmë gjatë me të

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 19:46 | Aktualitet
Mjeku Arben Gjata për A2: Covid-19, sëmundje me shumë të

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ishte i ftuar në Ditarin e orës 19:00 në A2, ku foli rreth zhvillimeve më të fundit në vend me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Mjeku Gjata vlerësoi strategjinë e ndjekur deri tani me testimet për Covid-19 në Shqipëri, por shtoi se është kundër të ashtuquajturave “Pasaporta Shëndeti”, pasi sipas tij ky virus ka ende shumë të panjohura.

“Testimet nga komiteti, është vendosur që të bëhen duke ndjekur simptomatikët. Rritja e numrave është bërë kur janë zbuluar vatra të reja me Covid. Kur u zbulua rasti i parë në Krujë, brenda pak ditësh u rrit dhe numri. Kjo është mënyra e ndjekjes epidemologjike dhe me thënë të drejtën është për t’u përshëndetur.

Në QSUT ka filluar vlerësimi serologji i personave të riskut duke filluar me testimet me stafin mjekësor dhe infermierët. Bëhet një listë ku çdo shërbim emrat dhe sipas saj të gjithë do të bëjnë testimin. Edhe testimi serologjik ka rezervat e veta, ka disa koeficientë besueshmërie. Tek tamponët është 70% besueshmëria. Shumica e ekspertëve nuk janë dakord me “Pasaportat e Shëndetit” pasi jemi në një sëmundje me shumë të panjohura, nuk e dimë nëse krijon imunitet apo sa zgjat ky imunitet”, tha Gjata.

Në fund, rektori Gjata tha se askush nuk ka garanci që kjo pandemi nuk do të rikthehet vjeshtën e ardhshme dhe duke u bashkuar me gripin stinor mund ta agravojë më tej situatën. Sipas tij pa u siguruar një vaksinë e efektshme duhet të bashkëjetojmë gjatë me këtë virus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos