Mjeku shqiptar në Greqi: Virusi mund të vazhdojë 10 vjet, vaksina do të kërkohet të bëhet periodike

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 15:23 | Aktualitet

Situata problematike me infektimet me koronavirus në shkolla paraqitet edhe në vendet fqinje. Në Greqi, shkollat rihapën dyert të hënën mes shqetësimeve për infektimet rekord me koronavirus. Mbi 15 mijë nxënës dhe mësues rezultuan pozitiv në testet e kontrollit para rikthimit në klasa. Autoritetet besojnë se vala Omicron mund të arrijë pikun që këtë javë. Për një mendim mbi këtë variant të ri të koronavirusit, një kombinim i karakteristikave të Omicron dhe Deltës por edhe me situatën më të fundit pandemike në Greqinë fqinje, ishte i ftuar përmes Skype, mjeku shqiptar në Athinë, doktor Vasil Llajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos