Dramatike dhe mizerabël i ka cilësuar politologu Adri Nurellari pensionet në vendin tonë në një kohë që buxheti është dyfishuar. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se një tjetër problem janë edhe rrogat dhe punësimet.
“Pensionet janë mizerabël për të vënë dorën në zemër. Ato janë pensione dramatike, buxheti është dyfishuar pensioni janë rritur 30% në 13 vjet. Por rrogat janë problem pastaj. Rrogat edhe fakti që pozita e punësimit lidhet ngushtë dhe kur doli lista e patronazhistëve ishte e mbushur me njerëz administratës”, tha Nurellari në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ndërsa për gazetarin Poli Hoxha, problem është rritja e numrit të pensionistëve që i siguron votat Ramës.
“Deri në janar 2027 numri i pensionistëve do të shkojë 850 mijë. Ato 800 mijë votat që thotë Rama për shembull vetëm me ato goditjet që ka bërë ai në këto dy palë zgjedhjet e fundit me pensionet me bonuset, me pensione e të tjerë e tjerë”, tha gazetari Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në fund të vitit 2027 numri i pensionistëve për të gjitha kategoritë pritet të arrijë rreth 805 mijë persona, ndërsa sistemi do të mbështesë me të ardhura rreth 850 mijë persona, duke përfshirë pensionet publike, pensionet suplementare dhe trajtimet e veçanta, thuhet në faqen e Ministrisë së Financave. (A2 Televizion)