Gazetari Poli Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, do të shpallë disa nisma.
“Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë dhe nga informacionet e mia do të flasë për Reformën Zgjedhore. Do të thotë ndoshta 100 senatorë, ndoshta 20 dhe do ta shpallë patjetër paketën ai, sepse duan ta bëjnë para se të mbyllet nëntori. Nuk e di se si do ta bëjnë. A do ta bëjnë pa PD-në? Unë nuk besoj se do të guxojnë në këtë lloj situate, por nga ana tjetër ndoshta i japin koalicionet PD-së, apo mund të hapin listat. Por, nëse nuk futet ligji për partitë dhe financimet… Çështja është se nuk kemi në tavolinë dy propozimet akoma që ta dimë sa thellë mund të shkojnë për t’u quajtur një përmbysje siç e kërkon protesta dhe opinioni”, tha Hoxha në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Kështu që, jam shumë skeptik se do jetë siç ka qenë sistematikisht”, shtoi gazetari Poli Hoxha. (A2 Televizion)