Mjeku shqiptar në spanjë: 70% e të prekurve nga 30 deri në 60 vjeç

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 14:52 | Aktualitet

Vdekshmëria 10,5% në kushte të zakonshme do të ishte e paimagjinueshme, por në kohën e pandemisë globale, kjo për Spanjën u kthye në një realitet të dhembshëm. Mbi 20 000 viktima si rezultat i agresionit dhe shpejtësisë së madhe të përhapjes së koronavirusit. Ditët e fundit u raportuan si orë shpresëdhënëse për Spanjën e rrënuar, duke shënuar një numër më të zbehtë viktimash, por që mbeten humbje të konsiderueshme për një shtet. Të mbetur peng të ekonomisë dhe rikthimit në rutinë, edhe politika spanjolle po e mendon idenë e rutinës graduale, por mendohet se Madridi do të ketë masa të rrepta dhe situata jashtë normalitetit minimalisht deri në vjeshtë. Doktori shqiptar në Spanjë, zoti Kita Sallabanda, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 na e dha më të qartë tablonë e orëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos