Mjekuan të plagosurin, lirohen dy mjekët

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 11:17 | Kronikë
Mjekuan të plagosurin, lirohen dy mjekët

Gjykata e Apelit Tiranë, me trup gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamajn.

Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Avokatëve e tyre do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.

Eduart Lamaj, i dyshuari si vrasësi i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit (Markajt) më 30 maj, kishte shkuar për t’u mjekuar pasi kishte mbetur edhe vetë i plagosur gjatë atentatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos