Aksident i rëndë në Përrenjas, humb jetën një 25-vjeçar

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 20:26 | Kronikë
Aksident i rëndë në Përrenjas, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Përrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas vënies në ndjekje nga policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë për veprimet e mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos