
Forcat e rendit kanë arrestuar 2 persona që akuzohen për grabitje të përsëritura në banesa, dhe janë në kërkim të një të treti.
Tre të rinjtë, të moshës 18-20 vjeçare dhe me iniciale D.S. H.Q dhe K.N. ishin shndërruar në një makth në Durrës për banorët e fshatrave Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull.
Të rinjtë akuzohen për të paktën 14 grabitje në banesa në një periudhë 3-mujore, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vjedhja". (A2 Televizion)