
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Dritan Karaj, i cili përdorte edhe një identitet tjetër, Ethem Ademi, lindur në Krujë, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 19 vite burg, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.
Gjithashtu është ekstraduar nga Franca Ilir Kello, 45-vjeç, i dënuar për mashtrim nga Gjykata e Korçës me 6 vite burg. (A2 Televizion)