Mjeti i IKMT del nga rruga, 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 17:14 | Kronikë
Mjeti i IKMT del nga rruga, 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Një makinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Bugjon, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, mjeti i IKMT ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes së fuqishme ka humbur jetën M. N. 60 vjeç dhe janë plagosur A. B. dhe Ll.  Gj, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë të cilat po kryejnë hetime për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos