
Dështon për të dytën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca ndaj Arbër Çekajt dhe dy të bashkëpandehurve të tij, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të gjetura në Portin e Durrësit. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushajt.
Seanca monitorohej nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u dënuan nga shkalla e parë me 36 vite e 8 muaj në total.
Në Apel të pandehurit kërkojnë prishje të vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarim të pafajshëm.
Seanca është shtyrë më 7 dhjetor. (A2 Televizion)