“Ne duam të festojmë”, britanikët dynden në lokale të trembur se mund të mbeten të izoluar

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 17:25 | Lifestyle

Vetëm pak ditë më parë, Britania e Madhe vendosi të heqë masat izoluese pas një kohe shumë të gjatë.

Britanikët, të privuar nga daljet dhe festat, mbetën të mbyllur nëpër shtëpi. Por tashmë që iu është rikthyer liria, duket se nuk kanë ndërmend të lënë asnjë natë të shkojë dëm.

Ata janë dyndur nëpër bare për të shijuar çdo moment nga frika se mos qeveria rikthen sërish masat kufizuese, por edhe lejimin në ambientet publike vetëm të personave të vaksinuar.

Baret janë mbipopulluar, ndërsa në fotografitë e bëra publike, duket qartë lumturia e pamasë e të rinjve që janë “liruar” pas kaq kohësh nga zinxhirët e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos