Modelja e famshme martohet për herë të dytë me bashkëshortin e saj

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 09:23 | Showbiz

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë martuar për herë të dytë pasi ishin martuar herën e parë në muajin shkurt të këtij viti.

Supermodelja gjermane, e cila është 46 vjeç, u martua të shtunën në Kapri të Italisë me kitaristin 29-vjeçar të Tokio Hotel.

Çifti shkëmbeu unazat në një jaht të zbukuruar me lule.

Në ceremoni ishin të pranishëm 4 fëmijët e Klum, të cilët modelja i ka me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Seal, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos