Në fakt nuk bëhet fjalë për një martesë të re, Heidi Klum e Tom Kaulitz janë zyrtarisht burrë e grua prej 22 shkurtit dhe i kanë thënë njëherë “po” njëri-tjetrit, por duket se nuk mjafton.
Modelja e njohur dhe muzikanti kanë vendosur të zhvillojnë një ceremoni tjetër dhe kësaj radhe në ishullin e Capri.
Heidi dhe Tom u njohën në shkurt të vitit 2018 dhe pikërisht një vit më vonë I bënë njëri-tjetrit betimet për dashuri të përjetshme në një ceremoni të rezervuar që u zhvillua në një restorant në Los Angeles.
Ishin aq të zotë të fshihnin gjurmët, sa që lajmi për martesën e tyre u zbulua vetëm pas 5 muajsh.
Tani modelja 46-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29-vjeçar po shijojnë një muaj mjalti special në Capri dhe gjatë kësaj kohe po merren me organizmin e ceremonisë së dytë, e cila për të thënë të vërtetë do të zgjasë gjithë fundjavën dhe do të nisë në bordin e jahtit “Christina O” që më parë i përkiste Aristotel Onassis.
Lista e të ftuarve është ende secrete por mendohet që në ceremoni do të jenë të pranishëm Mariah Carey, Elton John, Beyonce , Naomi Campbell, Mel B, Gisele Bundchen etj. (A2 Televizion)