Edhe pse jemi në sezonin e verës dhe shumica janë duke pushuar, për Rita Orën nuk ka pushime absolute.
E angazhuar në turneun e saj botërore , muajin e fundit, sërish këngëtarja me origjinë shqiptare nuk shkëputet totalisht nga punët e saj.
Të premten, ajo u fotografua në Ibiza dhe mediat shkruan se Rita ishte zyrtarisht me pushime pas një sezoni mjaft të lodhshëm, por nuk ka qenë kështu.
Ylli i “Hot Right Now” u bë imazhi i një marke të njohur këpucësh, duke realizuar edhe disa foto. Si gjithmonë, me daljet e saj në publik Rita nuk zhgënjen asnjëherë me stilin e saj… (A2 Televizion)