Lady Gaga në romancë të re... nuk është Bradley Cooper

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 22:03 | Showbiz

Këngëtarja Lady Gaga është në një lidhje. 6 muaj pas ndarjes me të fejuarin e saj Christian Carino, Lady Gaga është fotografuar një mashkull të ri ndërsa drekonte me të në Los Angelos. Nuk është Bradley Cooper. Përfundimisht shuhen dhe zërat për lidhjen dhe bashkëjetesën e mundshme mes Lady Gaga dhe aktorit.

Sipas mediave amerikane, djaloshi i ri, me të cilin këngëtarja po shkëmben puthje pasionante është një inxhinier 37 vjeçar i quajtur Dan Horton.

Çifti u fotografua në këto momente intimiteti ndërsa qëndronte në verandën e restorantit Grandville në Los Angeles.

Kohët e fundit mediat shkruajtën për nisjen e një bashkëjetese mes Lady Gaga dhe Bradley Cooper, pas xhirimeve të filmit “A star is born”, por mesa duket lajmet kanë qenë të rreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos