Moderatorja e njohur lançon Ligën e Sporteve Topless me konkurrente modele

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 13:09 | Lifestyle

Ish-moderatorja e Golf Channel dhe Fox Sports, Holly Sanders ka krijuar një ligë sportive në disa disiplina ku konkurentet do të jenë gjysmë të zhveshura.

Konkurrenca e fortë në ligën e pagëzuar si "Xposed Sportz" do të shfaqë modele të njohura të Instagram-it dhe OnlyFans, të cilat sfidojnë njëra-tjetrën me shumë pak rroba veshur.

Ato do të garojnë deri në tetë sporte të ndryshme, ku përfshihen basketbolli, bowling dhe tenisi.

Partnerja e promotorit amerikan të boksit Oscar De La Hoya zbuloi planin e saj në një intervistë të dhënë së fundmi për BroBible.

"Imagjinoni modelet tuaja të preferuara të Instagram-it që të gjitha konkurrojnë kundër njëra-tjetrës duke luajtur sportet tuaja të preferuara duke veshur pothuajse asgjë. Fantazia po vjen në jetë këtë pranverë 2023. Unë kam dhjetë vajza dhe do të luajmë shtatë, tetë sporte”, tha ajo.

Gara do të nisë në pranverë dhe do të ketë disa nga femrat më të bukura që kemi parë ndonjëherë.

Shumica e eventeve sportive të zhvillohen në Las Vegas, por Sonders është e hapur për ta organizuar atë në më shumë qytete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos