Modric thyen rekordin e veçantë në Champions League

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 20:52 | Futboll
Modric thyen rekordin e veçantë në Champions League

Në moshën 37-vjeçare e 54 ditë, Luka Modric është futbollisti më i vjetër që ka shënuar gol me 11-metërsh në Champions League.

Mesfushori i Real Madrid realizoi nga pika e bardhë ndaj skocezëve të Celtic, në ndeshjen që madrilenët e fituan me rezultatin e thellë 5-1.

Rekordi mbahej nga turku Burak Yilmaz, i cili shënoi me penallti ndaj Chelsea kur luante me Lille, në mars të vitit 2022, kur ishte 36 vjeç e 244 ditë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/02/3-penallti-vendosin-ndeshjen-real-nuk-gabon-ndaj-celtic/

A2 CNN Livestream

Latest Videos