Momente tmerri në aeroportin e Culiacan pas arrestimit të djalit të El Chapo-s

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 22:52 | Bota

Ushtria meksikane arrestoi këtë të enjte Ovidio Guzmán-López, djalin e Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cilësuar si trafikanti më famëkeq i drogës. Arrestimi ka ardhur vetëm pak ditë nga vizita e parë e Presidentit amerikan, Joe Biden, në Meksikë.

Menjëherë pas lajmit të arrestimit, në qytetin e Culiacan nisën trazirat, ndërsa kryebashkiaku Juan de Dios Gamez u kërkoi qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në qetësimin e situatës.

Ndërkohë, një situata dramatike është përjetuar në aeroportin e Culiacan, ku anëtarët e kartelit të drogës nisën të qëllojnë me armë të kalibrit të lartë në drejtim të ushtrisë meksikane. Momentet e ankthit dhe terrorit u përjetuan edhe nga pasagjerët e një avioni, i cili ishte duke u ulur në atë momente në pistë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/05/arrestohet-djali-el-chapos-shperthen-dhuna-ne-meksike-mbyllen-shkollat-dhe-aeroportet/
https://a2news.com/2019/10/30/aksioni-qe-turperoi-policine-meksikane-del-video-e-arrestimit-te-djalit-te-el-chapo/
https://a2news.com/2019/11/08/ekzekutohet-me-150-plumba-polici-qe-arrestoi-djalin-e-el-chapo-s/

A2 CNN Livestream

Latest Videos