Një video e tmerrshme është shpërndarë me mijëra herë në internet, ku një vajzë e vogël, vetëm 14 muajshe bie në pishinë.
Video është kapur në pishinën e një vile në Brazil, ku vajza e vogël e quajtur Bella zhytet në pishinë. Në pamundësi për të notuar, ajo fillon të përplasë krahët në ujë, ndërsa fatmirësisht babai i saj, Cleyton Alves Pinto, 38 vjeç, arrin ta shohë dhe zhytet menjëherë për ta shpëtuar dhe ia arriti qëllimit.
“Dëgjova bashkëshortin duke bërtitur dhe kur arrita atje, vajza ishte qetësuar”, tha nëna e vajzës së vogël, e cila publikoi edhe videon në internet. (A2 Televizion)