Fluksi i emigrantëve, parlamenti polak voton ndërtimin e një muri në kufi

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 07:34 | Bota
Fluksi i emigrantëve, parlamenti polak voton ndërtimin e një muri

Parlamenti i Polonisë miratoi në seancën e tij të fundit ndërtimin e një muri në kufirin me Bjellorusinë, për të frenuar hyrjen në vend të qindra emigrantëve.

Kostoja e murit, i cili do të shtrihet për 110 kilometra përgjatë kufirit lindor të Bashkimit Evropian, vlerësohet të shkojë në 353 milionë euro.

Presidenti polak Andrzej Duda kishte njoftuar më herët se do ta nënshkruante ligjin sapo të miratohej nga Parlamenti.

Muri i lartë 2.5 metra do të ketë karakteristikat e atij të ndërtuar nga Hungaria në kufirin me Serbinë në vitin 2015, sipas ministrit polak të Mbrojtjes.

Ndërkohë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) i ka kërkuar Polonisë dhe Letonisë të ndihmojnë emigrantët e bllokuar në kufijtë e tyre me Bjellorusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos