Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të 26-vjeçarit Eldi Allushi, i cili u përplas në orët e para të mëngjesit me digën e Liqenit Artificial.
26-vjeçari drejtonte makinën tip BMË X6me shpejtësi të madhe dhe nga rruga e Kosovarëve ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 05:15 të mëngjesit të kësaj të marte dhe për fat të mirë, në atë orar nuk ka pasur lëvizje, duke shmangur një tragjedi me përmasa të mëdha.
Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin. (A2 Televizion)