Drogë, euro dhe pistoletë të mbushur, kapet 44-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 12:33 | Kronikë
Drogë, euro dhe pistoletë të mbushur, kapet 44-vjeçari

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 44 vjeçar, i cili udhëtonte në rrugët e kryeqytetit me një pistoletë të mbushur, gati për qitje.

Forcat “Shqiponja” në kuadër të operacionit "Walker", e ndaluan të dyshuarin në Rrugën e Barrikadave, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Gjatë kontrollit, shtetasit N.B. iu sekuestruan një pistoletë, municion luftarak, një mjet identifikimi i falsifikuar, 6230 euro si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos