Shqetësim i SHBA, AMP kallëzon rrjedhjen e të dhënave të TIMS

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 12:23 | Kronikë
Shqetësim i SHBA, AMP kallëzon rrjedhjen e të dhënave

Dyshimet e artikuluara në publik së fundmi për ndërhyrje të paligjshme dhe rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, regjistri i hyrje-daljeve në pikëkalimet kufitare të vendit, janë adresuar në Prokurorinë e Tiranës.

Kallëzimi për rastin në prokurori është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas burimeve, në kallëzimin e depozituar nga AMP ngrihen dyshime për veprat penale të “ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike”, por edhe për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Burime nuk saktësuan nëse kallëzimi ka emra konkretë të personave të dyshuar, apo mbi qëllimin e ndërhyrjes në këto të dhëna.

Kallëzimi i AMP në prokurori u dorëzua vetëm pak ditë pas diplomacia amerikane në Tiranë shfaqi shqetësim për raportimet mbi rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS. Gjatë një takimi me ministrin e brendshëm, Taulant Balla, më 17 gusht, i ngarkuarui me punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Martin McDowell, theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave sensitive, përfshi edhe ato të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

Në të njëjtin takim McDowll i tha ministrit Balla se shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

Sistemi TIMS është një bazë të dhënash që administrohet nga Policia e Shtetit në cilësinë e kontrolluesit dhe hyrja në të duhet të jetë e autorizuar.

Në zbatim të marrëveshjeve përkatëse, ku sistem aksesohet edhe nga institucione të tjera ligj zbatuese, por në çdo rast përpunimi i të dhënave i nënshtrohet ruajtjes së konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/17/shba-e-shqetesuar-per-nderhyrjet-ne-tims-i-ofron-balles-ndihme-per-hetimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos