Momenti i tmerrshëm kur një elefant merr përpara një kamionçinë duke e shkatërruar në pjesën e pasme, u kap në kamera nga vetë shoferi. 47-vjeçari Norman Nukeri po udhëtonte me mjetin e tij në Hoedspruit në Afrikën e Jugut, më 1 qershor, kur i doli përpara një tufë me elefantë afrikanë. Edhe pse ai ndaloi që ata të kalonin, njëri u shkëput nga tufa dhe iu vu pas, duke e goditur dhe shkatërruar makinën. (A2 Televizion)
Momenti kur elefanti i tërbuar shkatërron makinën në lëvizje
