Momenti kur era e fortë merr përpara një kamion dhe e përmbys në mes të rrugës është kapur nga kamera e një makine policie. Incidenti u regjistrua të mërkurën në Nebreska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas policisë, era ishte me shpejtësi 121 kmh. Shumë makina të tjera janë përfshirë në aksidente të ngjashme, pasi pjesa qendrore e vendit është përfshirë nga moti i keq. (A2 Televizion)
Momenti kur era përmbys kamionin në mes të rrugës
