Momenti kur i bëhet atentat tradhtarit ukrainas që kaloi me Rusinë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 17:38 | Aktualitet

Një video dramatike tregon momentin kur një zyrtar ukrainas, i icili kishte kaluar nga ana e rusëve, vritet në atentat me bombë nga forcat e rezistencës.

Askyar Laishev punonte për Shërbimin e Sigurisë së Brendshme në Donbas, por më pas vendosi të kalonte me palën tjetër, duke mbështetur separatistët në Republikën e Luhanskut, të mbështetur nga Moska.

Por bashkëkombësit e tij nuk ia falën tradhtinë dhe e vranë, më 11 gusht, përmes shpërthimit të një bombe në makinën e tij. Laishev arriti të dilte nga makina pasi ajo u hodh në erë, por vdiq disa ditë më vonë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos