Momenti kur rruga çahet në dysh, nga shpërthimi i fuqishëm

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 11:29 | Kapur në kamera
Momenti kur rruga çahet në dysh, nga shpërthimi i fuqishëm

https://youtu.be/Tb58gDLNO3o

Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një rrugë në qendër të Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Nga ngjarja humbi jetën një person, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Pamjet e sigurisë nga një ndërtesë, tregojnë momentin kur nga shpërthimi, automjetet ngrihen në ajër duke krijuar një të çarë gjigande në rrugë, ndërsa këmbësorët vrapojnë të frikësuar. Reuters shkruan se shkaku ishte shpërthimi i një linje nëntokësore gazi. Zyrtarët kanë këshilluar banorët që të shmangin zonën për shkaqe sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos