Momenti kur skuteri elektrik shpërthen si bombë brenda banesës

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 11:00 | Bota

Një skuter elektrik ka shpërthyer papritur si një bombë teksa ishte në karikim brenda një banese në Angli. Ngjarja tronditëse u regjistrua në Londër, ndërsa gjithçka u fiksua nga kamerat e sigurisë.

Mediat britanike bëjnë me dije se, pronari i mjetit, një roje sigurie i identifikuar si Dell Williams, u dërgua për marrjen e ndihmës mjekësore në spital, për shkak të asfiksimit nga flakët që përfshinë banesën pas shpërthimit.

Pronari i skuterit tentoi të shuante flakë, por nuk ia arriti pasi shpërthimi ishte tepër i fortë. Fatmirësisht, ekipet zjarrfikëse dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur vendosjen nën kontroll të situatës.

Brigada e Zjarrfikësve thotë se të tilla ngjarje janë shtuar shumë së fundmi, duke pasur parasysh përhapjen e frikshme të monopatinave, si një mjet transporti që të redukton kohën e harxhuar në trafik dhe mbërritjen më shpejt në destinacion.

Megjithatë, ata bëjnë thirrje që organet ligjzbatuese të shtojnë kontrollet sa i përket cilësisë dhe sigurisë së këtyre mjeteve sa nuk është vonë, pasi rastet po shtohen dhe shëndeti i përdoruesve të tyre po vihet në rrezik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos