Shkrumbohet Mercedesi 2,2 mln paunde me motor si makina e Hamilton

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 10:37 | Bota

Një Mercedes me vlerë 2,2 milionë paunde është shkrumbuar totalisht në një autostradë në Angli. Makina Mercedes AMG One kishte motor të njëjtë me makinën e Formula 1 të Lewis Hamilton.

Foto të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale nga makina luksoze, e cila është një nga 275 të prodhuara, që në këtë rast as nuk dallohej më se çfarë tipi ishte.

“Shpresoj që pronari të ketë siguracionin. Ajo është një makinë tejet luksoze, me një motor hibrid. Kush e di se çfarë ka ndodhur”, tha një dëshmitar.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos