Momenti kur zjarrfikësi kap pitonin që nxirrte kokën në WC

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 13:10 | Lifestyle

Një zjarrfikës në Tajlandë është xhiruar në momentin kur kap një piton në WC-në e një banese.

Zjarrfikësi ishte thirrur nga një person, i cili e kishte vënë re gjarprin kur ishte ulur. Pasi i hodhi detergjent për ta larguar, por pa sukses, burri vendosi që të thërrasë zjarrfikësit.

Videoja tregon zjarrfikësin që shtrihet në dyshemenë e tualetit dhe afrohet shumë ngadalë në WC, për të mos e trembur pitonin. Me një lëvizje të rrufeshme, ai arrin ta kapë pitonin me njërën dorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos