Momenti shokues kur ushtria meksikane vret 5 anëtarë karteli

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 12:12 | Bota

Disa ushtarë meksikanë janë kapur në kamera duke ekzekutuar 5 anëtarë të një karteli droge, pas një ndjekjeje me makinë.

Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i vendit, André Manuel López Obrador, ka premtuar se ky grup ushtarësh do të ndiqen penalisht.

Videoja është e 18 majit dhe tregon viktimat që përplasen me kamionçinën e tyre në një mur, në fshatin kufitar Nuevo Laredo. Më pas, mjeti ushtarak përplaset me krahun e djathtë të kamionçinës. Ushtarët nxjerrin zvarrë nga makina anëtarët e kartelit, i rrahin dhe më pas i vrasin një nga një.

“Duket se kemi të bëjmë me ekzekutim dhe kjo gjë nuk lejohet. Përgjegjësit do t’i dorëzohen drejtësisë”, tha Lopez Obrador. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos