Pamje tragjike vijnë nga Kenia, ku më shumë se 20 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u gëlltit nga uji që kishte përmbytur rrugën.
Autobusi i mbushur me të rinj, pjesë të korit të një kishe, po udhëtonte për të marrë pjesë në një ceremoni martesore, të shtunën e kaluar. Edhe pse rruga ishte e mbushur me ujë, shoferi vendosi të rrezikonte dhe të kalonte në anën tjetër, por vendimi rezultoi fatal.
Kur kishte përshkruar pjesën më të madhe të rrugës, autobusi u përmbys dhe u fundos me shpejtësi. Njerëzit që po shihnin gjithë ngjarjen, nxituan të shpëtonin udhëtarët, por vetëm 10 prej tyre mbijetuan. Më vonë, skuadrat e shpëtimit nxorën nga uji 23 trupa të pajetë.
Incidenti ndodhi përgjatë lumin Enziu, në një zonë rreth 150 kilometra larg kryeqytetit të Kenias, Nairobi. (A2 Televizion)