Monitorimi i drejtësisë, ekspertët e fushës flasin me raporte për hetimet e mbetura pezull

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 14:24 | Aktualitet
Monitorimi i drejtësisë, ekspertët e fushës flasin me

Drejtësia në Shqipëri dhe institucionet në funksion të saj duket se ecin me hapa jo të shpejt ndaj denoncimeve të kryera nga qytetarët ndaj zyrtarëve të lartë apo korrupsionit në tërësi. “Qendra FOL” ka monitoruar disa nga denoncimet e mbërritura në Prokurorinë e Tiranës, ku shumica e tyre mbeten në sirtarët e këtij institucioni pa shfletuar.

“Prokuroria e Tiranës, në masën 60% shprehet me pushim apo mosfillim të hetimeve”, thotë gazetarja Anila Hoxha.

Juristët kanë disa rekomandime për institucionet e drejtësisë, për punën dhe mënyrën e tyre të funksionimit.

“E rëndësishme është rritja e eficiencës së institucioneve. Një ndër rastet është ai i mjekësisë ligjore, ku nevojitet rritja e kapaciteteve për t’i dhënë ndihmë organeve të hetimit dhe gjykatave për realizimin e një procesi sa më të rregullt gjyqësor brenda një afati sa më të arsyeshëm”, thotë Isuf Shehu, ekspert ligjor.

Shpallja e moskompetencës dhe delegimi i çështjeve nga një institucion në tjetrën është po ashtu një shqetësimi i ngritur nga ekspertët e fushës për drejtësinë në vend.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos